Home Uncategorized A do të ketë reshje me borë këtë vikend?

A do të ketë reshje me borë këtë vikend?

121
0

Prishtina Weather ka paralajmëruar se që nga dita e diel do të jetë më ftohtë dhe do të ketë rënie të temperaturave, derisa janë paralajëmruar edhe reshje të dobëta të shiut e borës.

Përveç të dielës, reshje bore janë paralajmëruar edhe për të mërkurën.

“Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vransira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Nga dita e diel, më ftohtë dhe rënie e temperaturave. Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore. Në vise malore borë.

Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vransira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

2.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielen, deri në 1C të martën.
Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here