Home Uncategorized Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

98
0

Disa hulumtues nga Universiteti Rutgers, përmes disa eksperimenteve, kanë zbuluar se përdorimi i sapunit antibakterial, i cili përmban një përqind dezinfektues kloriksenol, nuk është më efektiv sesa sapuni i rregullt për heqjen e E. Colit

Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve kishte lansuar një raport ku thuhej se sapunët antibakterial nuk janë më të mirë dhe se mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

“Njerëzit duhet të ndjehen komod kur i pastrojnë duart, ndërsa sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”, thotë bashkëautori i këtij studimi, Donald Schaffner, profesor dhe hulumtues i shkencave të ushqimit në universitet.

Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve rekomandon t’i pastroni duart me ujë të çfarëdo temperature për 20 sekonda. Nëse nuk iu pëlqen të numëroni gjatë kohës kur i pastroni duart, ju mund të këndoni apo ta humbni kohën në mënyra tjera.

Mirëpo, përveç qendrës së Kontrollimit të Sëmundjeve, ky studim i ri thotë se edhe për vetëm 10 sekonda ju mund t’i hiqni dukshëm bakteriet nga duart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here