Home Uncategorized Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

78
0

Fusha anticiklonike të fuqishme nga Europa Qendrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave me kushte për mjegull ose vranësira të ulëta.

Sipas Prishtina Weather moti i qëndrueshëm, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të mbajë koncentrimin e ndotësve ajror të rritur pranë sipërfaqes tokësore, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta, herë-herë orëve të mbrëmjes edhe në ekstrem apo jashtëzakonisht të dobët.

25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vranësira të ulëta. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 8C, e në vise malore -3C deri 8C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

26.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vranësira të ulëta. Vende-vende ka mundësi që mjegulla të mbetet edhe orëve të pasdites. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 10C, e në vise malore -1C deri 10C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here