Home Uncategorized Lumir Abdixhiku ‘godet’ ashpër Qeverinë Hoti pas punësimit të djalit të Haxhi...

Lumir Abdixhiku ‘godet’ ashpër Qeverinë Hoti pas punësimit të djalit të Haxhi Shalës si Konsull

111
0

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti. Shalës ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar të mbahet fshehtë.

Sipas Koha.net, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm.

E për këtë ka reaguar deputeti dhe ish-ministri i LDK-së Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

“Konsul lind, s’bëhesh!

Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder.

Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne, shkroi Abdixhiku.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here