Home Uncategorized Molliqaj: S’jemi të interesuar të hyjmë në koalicion para zgjedhjeve

Molliqaj: S’jemi të interesuar të hyjmë në koalicion para zgjedhjeve

79
0

Kreu i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka folur rreth mundësisë së zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se PSD-ja nuk tenton të hyjë në zgjedhje duke u bashkuar në koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Nuk besoj se jemi të interesuar të hyjmë në koalicion para zgjedhjeve, pasi që PSD-ja nuk do të funksionojë më në kësi lloj forme. Ne nuk jemi të interesuar sa për disa deputetë dhe ministri që t’i takojnë PSD-së, por jemi të interesuar që bindjet tona që besojmë që janë të rëndësishme për vendin tonë, t’i shpërndajmë edhe tek qytetarët”, ka thënë Molliqaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here