Home Uncategorized Kush do të jetë përfitues i 50 eurove, nëse kalon votimi në...

Kush do të jetë përfitues i 50 eurove, nëse kalon votimi në Komunën e Prishtinës

111
0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së fundmi ka propozuar që secilit qytetar të Prishtinës që ka qenë i infektuar me koronavirus, t’i jepet nga 50 euro.

Sipas tij, kjo shumë do të jetë në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

Në lidhje me këtë temë, Indeksonline ka kontaktuar asambleistën nga Grupi i Pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknetet Bejtan.

“Të gjithë ata që janë infektuar me virus nga 13 marsi, që janë banorë të Prishtinës do të u jepet nga 50 euro. Kusht është me qenë në listën e IKShPK-së.”

“Është ide e mirë por shuma prej 50 eurove nëse e krahasojmë me koston e trajtimit të një pacienti me Covid 19 është e vogël. Grupi jonë e përkrahë gjithësesi”, u shprehë Bejta.

Me 25 nëntor, ky propozim do të dal në votim në Kuvendin Komunal të Prishtinës./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here