Home Uncategorized Kjo është gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit nga Malisheva

Kjo është gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit nga Malisheva

109
0

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur i gjallë afër shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, Lumni Graisha, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Graishta ka thënë se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është e mirë dhe nuk ka lëndime të theksuara.

“Lëndime të dukshme nuk ka”, ka thënë Graishta.

Ndonëse u publikuan foto ku i riu shihej i lidhur dhe i zhveshur në një mal, Graishta edhe pse u pyet për këtë nuk dha detaje.

Ai ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, vetëm të ndaluar.

“Jo për momentin persona të arrestuar nuk ka, kemi shoqëruar disa persona për intervistu. “, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here