Home Uncategorized Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva, që u raportua i zhdukur e më pas...

Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva, që u raportua i zhdukur e më pas i rrëmbyer

189
0

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur i gjallë afër shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, Lumni Graisha, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës

“E kanë gjetë familajrët afër fshatit, për momentin është në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Policia po I kryen veprimet e veta, për procedruart tjera sapo të jetë i gatshëm për deklarim personi në fjalë do të kryhen”, ka thënë drejtori Graishta.

Ai nuk dha detaje nëse 28-vjeçari u gjet i lidhur dhe zhveshur.

I pyetur si është gjendja e tij shëndetësore, Graishta ka thënë se i riu nga Malisheva nuk ka lëndime të theksuara.

“Lëndime të dukshme nuk ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, vetëm të ndaluar.

“Jo për momentin persona të arrestuar nuk ka, kemi shoqëru disa persona për intervisti. “, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here