Home Uncategorized 6 pyetje nëse e keni kaluar koronavirusin pa e kuptuar

6 pyetje nëse e keni kaluar koronavirusin pa e kuptuar

114
0

Simptomat e Covid-19 ndryshojnë shumë nga një njeri në tjetrin, dhe duke qënë se virusi ka qënë i pranishëm në komunitet më përpara se ne ta njihnim atë, shumë persona mund ta kenë kaluar pa e ditur.

Por, a është e mundur të gjejmë nëse e kemi kaluar apo jo në të shkuarën koronavirusin? Për këtë, The Guardian ka biseduar me dy ekspertë amerikanë të Covid-19.

A ka ndonjë mënyrë për të marrë vesh nëse dikush e ka kaluar ose jo covid-19?

Testi i antitrupave është mënyra më e besueshme për të ditur nëse e ke kaluar ose jo virusin.

A mund ta kesh kaluar virusin pa simptoma?

Simptomat e koronavirusit ndryshojnë nga një njeri në tjetrin. Disa persona e kalojnë pa shfaqur simptoma, disa të tjerë shfaqin simptoma të lehta, të ngjashme me gripin, dhe disa të tjerë sëmuren me pneumoni të rëndë dhe përfundojnë në spital.

Deri më tani, nuk ka asnjë statistikë që të tregojë se sa përqind e popullsisë e kanë kaluar pa simptoma.

A mund ta përhapin virusin personat e infektuar me Covid-19, asimptomatik?

Personat e infektuar, asimptomatik mund të përhapin koronavirusin tek personat e tjerë. Ata mund të infektojnë persona të tjerë.

Koronavirusi mund të përhapet edhe gjatë periudhës kur personit ende nuk i janë shfaqur simptomat, si dhe vazhdon të jetë ngjitës deri në disa ditë pas zhdukjes së simptomave.

A duhet të sillemi ndryshe, nëse dyshojmë se e kemi kaluar koronavirusin, në të shkuarën?

Të gjithë duhet të respektojnë masat e distancimit social, duke qënë se nuk ka një mënyrë për të ditur nëse e keni kaluar ose jo.

Nëse dikush mendon se e ka kaluar Covid-19, a duhet të njerëzit me të cilët kam qënë në kontakt?

Patjetër. Virusi ka qarkulluar në komunitet më përpara se ne të njiheshim me të. Prandaj, çdo familjarë, mik i ngushtë, ose ndonjë person që ka qënë në kontakt me ju duhet të lajmërohet. Veçanërisht, nëse kontakti ka ndodhur gjatë 14 ditëshit që keni qënë sëmurë.

Nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin, a mund të infektohesh sërish?

Nuk ka asnjë provë që një njeri të infektohet më shumë se sa një herë me Covid-19. Një person, i cili e kalon dhe përmirësohet, duhet të krijojë imunitet për të paktën një vit, në mos për të gjithë jetën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here