Home Uncategorized Hoti thotë se qeveria i paguan avokatët e të akuzuarve në Gjykatën...

Hoti thotë se qeveria i paguan avokatët e të akuzuarve në Gjykatën Speciale!

100
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë në një intervistë për Syri Tv se qeveria është duke i paguar avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, shkruan OnAir

Sot pikërisht është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit.

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.

Prokurorja e Speciales ka thënë se Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të fillojë në verën tjetër.

Sipas saj nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Kjo është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të Thaçit e Veselit cilët kanë dhënë se kjo është një çështje e komplikuar dhe mund të duhen deri në 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

Ben Emerson, avokat i Veselit ka thënë se gjykimi nuk mund të nisë para qershorit të viti 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here