Home Uncategorized Moti për të enjten dhe të premten në Kosovë

Moti për të enjten dhe të premten në Kosovë

115
0

Neser pritet kthjellim i plotë i motit, por mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta. Në mbrëmje në Kosovë mund të kemi mjegull, ndërsa në viset tjera pritet mot kryesisht i kthjellët.

Të premten do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, për shkak të krijimit të një cikloni të fuqishëm mes Afrikës Veriore dhe Italisë. Si pasojë në drejtim të rajonit tonë do të vije fronti i ftohtë në kuadër të këtij cikloni.

Ky front i ftohtë gjatë të shtunës do të sjellë reshje të dobëta shiu dhe bore në Kosovë. Në viset kodrinore-malore mund të krijohen edhe shtresa simbolike, ndërsa në viset tjera lokalisht priten fjolla të herëpashershme dëbore. E kemi fjalën për viset tona kontinentale në Kosovë. Cikloni i largët do të sjellë reshje simbolike shiu edhe në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në viset kodrinore-malore priten reshje simbolike bore./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here