Home Uncategorized Reperi shqiptar dhe bashkëshortja e tij infektohen me koronavirus

Reperi shqiptar dhe bashkëshortja e tij infektohen me koronavirus

109
0

Reperi shqiptar Skerdi Ago dhe bashkëshortja e tij Vesa janë infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, me anë të një statusi në rrjete sociale.

Ai ka njoftuar se janë në përfundim të karantinës, pasi janë shërim e sipër. Skerdi shkruan se ka gati këngë të reja, të cilat do t’i publikojë sapo ta marrë veten plotësisht.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, ka njoftuar Skerdi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here