Home Uncategorized Polici kosovar: Kur ju jeni në pizhama, unë jam në uniformë

Polici kosovar: Kur ju jeni në pizhama, unë jam në uniformë

278
0

Një polic ka lëshuar një mesazh publik, ku flet për peripecitë e profesionit.

Ai kërkon që policët të mos trajtohen si pa ndjenja pasi, siç thekson ai, është prej gjaku, shkruan “Jepi zë”.

Kur ju jeni në pizhama, unë jam në uniformë. Me revole në brez, i i gatshëm për t’ju siguruar gjumin e qetë.

Polici tregon se çdoherë është me mall për familjen ndërkohë që shërben nga 12 orë për qytetarët

Postimi i policit kosovar👇

Kur ju jeni në #Pizhame, unë jam në #Uniformë…👮‍♂️❤🤚
Me revole në brez, i gatshëm për t’jua siguruar gjumin e qetë. Ftohtë, borë, akull e shi, unë jam në detyrë, herë-herë edhe pa ngrenë e pa pirë.
Në çdo mëngjes i them lamtumirë familjarve të mi. Çdoherë i përqafoj për herë të fundit, ua dhuroj puthjen e amshimit.

E sa herë kthehem në shtëpi, i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen janë shekuj e shekuj.
Qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, edhe pse shpesh me shohin si tepricë kur i gjobis apo kur i qortoj për veprimet e tyre të paligjshme.

Mos më shikoni gjithmonë brenda uniformës, edhe unë jam sikurse ju, jam njëri prej jush, i cili kujdeset për sigurinë tuaj.
Më dhuroni lule për së gjalli, si shenjë respekti për punën dhe sakrificën time, e mos ma mbuloni varrin me kurora lulesh.

Pozita ime mund të duket privilegj, por është me rrezikshmëri të lartë. Paramendojeni veten për disa çaste në pozitën time, ku në çdo moment mund të ballafaqoheni me një padrejtësi, të përballeni me breshëri plumbash që shkrepen drejt trupit tuaj.
Nëse nuk me çmoni, të paktën mos me nënçmoni.

Kur jam në detyrë, harroj se jam prind dhe burrë i një gruaje, të cilët me presin me padurim t’ju shkoj i gjallë në shtëpi. Çdo natë! Harroj se jam djalë i një babai e një nëne, të cilët me rritën me aq mundim.

Asnjëherë nuk ngopem me ta! Sa nisëm për punë, them të kthehem e t’u marrë erë familjarve te mi , ndoshta për herë të fundit; ta lus Zotin që t’i bekojë e të kujdeset për ta edhe nëse nuk do të kthehem sonte në shtëpi.

Sa darkat janë ftohur në sofër derisa familja më priste mua t’u bashkohem! Sa drekat e përbashkëta me familjen me mbetën në fyt kur shteti kërkonte t’u shërbeja qytetarëve.

Gjithmonë me mall për familjen, vetëm për sigurinë e qytetarëve të mi.
Prandaj mos me sulmoni duke me parë si objekt pa ndjenja. Edhe unë jam prej mishi e gjaku, sikurse ju!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here