Home Uncategorized Ata që izoluan të parët virusin në Itali, kanë një lajm pozitiv...

Ata që izoluan të parët virusin në Itali, kanë një lajm pozitiv për Covid-19!

117
0

Ata ishin të parët që izoluan virusin Sars-CoV2 në Itali.Dhe sot nga ai ekip vjen lajmi i mirë:“Virusi ndryshon deri në 100 herë më pak se HIV. Kjo rrit shpresën për zhvillimin e vaksinave efektive”.

Njoftimi u bë nga Maria Rosaria Capobianchi, profesoreshë e Biologjisë Molekulare dhe përgjegjëse e Laboratorit të Virologjisë të Institutit Spallanzani.“Lajmi i mirë është se Sars-CoV2 ka një gjenom më të qëndrueshëm se ai që shkakton AIDS dhe më pak i pakapshëm. Dhe për këtë është më lehtë të zhvillohen vaksina që funksionojnë. Sars-Cov-2, si të gjithë viruset e ARN-së, ka një enzimë të gabuar të dyfishimit të qelizave, prandaj gjeneron në organizëm një tufë virusesh pothuajse identike, por që tregojnë variacione të vogla midis tyre”.Laboratori i Spallanzani ishte ndër të parët në botë që ndoqi këtë qasje kërkimore, duke demonstruar se qelizat ishin thuajse të njëjta.

Capobianchi, bazuar në analizën e tij, nënvizoi: “Ndryshueshmëria gjenetike e SARS -CoV-2 është 10 deri në 100 herë më e ulët se ajo që gjendet në virusin HIV dhe nuk do të ketë implikime të rëndësishme për zhvillimin e vaksinave efektive, sepse virusi nuk është aq i pakapshëm sa të shmangë me lehtësi përgjigjen imune mbrojtëse siç është rasti me HIV./L.F-dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here