Home Uncategorized Superlajm:Gjendet shëndoshë e mirë vajza e raportuar si e zhdukur para 5...

Superlajm:Gjendet shëndoshë e mirë vajza e raportuar si e zhdukur para 5 dite në Obiliq

160
0

Është gjetur sot rreth orës 16:00, vajza që është raportuar pesë ditë më herët si e zhdukur. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vajza është gjetur sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është raportuar si e zhdukur në Obiliq.

“E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se me datën 04 nëntor 2020, jemi njoftuar nga prindi, se vajza e tij ka humbur kontaktin me familjen dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Në stacionin policor në Obiliq është hapur rasti person i zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë veprimet hetimore lidhur me rastin ”,ka thënë Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here