Home Uncategorized Pronari i kompanisë kosovare për kërcimin e Veselit nga aeroplani: Unë njëherë...

Pronari i kompanisë kosovare për kërcimin e Veselit nga aeroplani: Unë njëherë jam rrëzuar nga traktori e jam lënduar keq

120
0

Kërcimi i Kadri Veselit nga aeroplani, po kontestohet nga shumë njerëz. Deklarata e Baton Haxhiut e rrëfimi i tij për një skenë të Veselit gjatë luftës në Kosovë, ngjalli reagime të shumta.

Një reagim dhe një rrëfim për këtë punë e ka edhe Burim Piraj, pronar i Meka Company.

Ai ka treguar se si një herë është rrëzuar nga traktori dhe është lënduar shumë. “Përveç kësaj me bo me ra nga kati i tretë i shtëpisë ka mundësi të ngel njeriu gjallë po i thyer patjetër!”, ka shkruar Piraj.

“Kam kërcyer prej traktorit një herë në jetën time, mirëpo aq shumë jam lënduar! Traktori shkon maksimum 25 km/h!

Aeroplani i vogël shpejtësinë më të vogël fluturuese e ka afërsisht më pak se 50 km/h por që në këtë shpejtësi mund të humb kontrollin e vazhdimit të fluturimit.

Përveç kësaj me bo me ra nga kati i tretë i shtëpisë ka mundësi të ngel njeriu gjallë po i thyer patjetër!

E shkrova pasi se dëgjova një deklaratë ku thuhet se një nga të arrestuarit ka kërcyer nga aeroplani për të shkuar në luftë, unë me këtë nuk dua të vlerësoj patriotizmin e askujt dhe e vlerësoj luftën e bërë për liri, mirëpo deklarata të tilla edhe sikur të jenë të vërteta janë jo konfidenciale!”, ka thënë Piraj në reagimin e tij rreth rrëfimit të Baton Haxhiut për kërcimin e Veselit nga aeroplani ushtarak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here