Home Uncategorized “Video e momentit kur Kadri Veseli kërceu nga aeroplani”, nisin talljet me...

“Video e momentit kur Kadri Veseli kërceu nga aeroplani”, nisin talljet me Baton Haxhiun

161
0

Një deklaratë e gazetarit Baton Haxhiu për Kadri Veselin, ka nxitur reagime të mëdha nëpër rrjete sociale. Madje, së fundi kanë nisur edhe talljet me të.

Në një lidhje direkte në një emision në RTK, Haxhiu ka thënë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak.

Sipas tij, arsye për këtë ishte moti i keq dhe pamundësia e aeroplanit që të zbres në Aeroportin e Rinasit.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë . Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj deklarate, në rrjete sociale kanë nisur talljet me Haxhiu. Faqja “CoolnFresh Magazine”, ka filluar të publikojë skena nga filmi “Commando” dhe “Mission Impossible” me mbishkrimin “Baton Haxhiu me video ekskluzive per kercimin e Kadri Veselit!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here