Home Uncategorized “Biden prin bindshëm, i duhen vetëm edhe 44 vota elektorale për t’u...

“Biden prin bindshëm, i duhen vetëm edhe 44 vota elektorale për t’u bërë President i SHBA-së”

143
0

“Biden prin bindshëm, i duhen vetëm edhe 44 vota elektorale për t’u bërë President i SHBA-së”

Garë interesante është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur të parin e shtetit për katër vitet e ardhshme.Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, thotë se 538 vota elektorale, nga të cilat sipas tij Joe Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.

Ai në elaborimin e tij për atë që po ndodhë në SHBA, thotë se dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida.

Shkrimi i plotë nga Agon Maliqi:RRUGA DREJT 270 VOTAVE ELEKTORALE
Sistemi i zgjedhjes së Presidentit të SHBA është i koklavitur sepse realisht nuk mbahet një proces zgjedhor, por janë 50 gara të veçanta në çdo shtet. Çdo shtet varësisht nga madhësia e ka një numër “votash elektorale”. Fitorja në një shtet ia jep kandidatit të gjitha votat elektorale të atij shteti. Në total janë 538 vota elektorale, ndërsa kandidati që i mbledh 270 vota elektorale shtetesh bëhet President.

Realisht pjesa më e madhe e këtyre shteteve dihet se si do të votojnë. Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.

Në këtë fotografi i kam ilustruar shtetet që janë në garë sipas 5 kategorive të rëndësisë, bashkë me parashikimin e rezultatit nga Nate Silver dhe një koment timin. Poashtu e kam vendosur edhe parashikimin e vitit 2016 dhe rezultatin e vitit 2016 për këto shtete, për t’u parë se ku patën gabuar atëherë parashikimet/anketat.
Është e qartë se sivjet përparësia e Biden ndaj Trump në anketa është më e lartë se ajo e Clinton, shpesh më e madhe se gabimi në anketa i vitit 2016.

Dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida. Për më shumë mbi matematikën e arritjes deri në 270 vota lexoni dokumentin me shënimet e mia. Gjithsesi, Biden hyn në garë si favorit i qartë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here