Home Uncategorized Remzie Osmani kujton këtë moment të veçantë me renë e saj

Remzie Osmani kujton këtë moment të veçantë me renë e saj

171
0

Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Remzie Osmani është emër i konfirmuar i muzikës, që publiku e ndjek me shumë kurreshtje.

Nëse dikur Remzia thjeshtë bëntë përshtypje për këngët e saj, tani përflitet edhe përtej muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Madje, të përfolur e të njohur janë bërë edhe anëtarët e familjes së këngëtares, e shumë shpesh përflitet edhe reja e saj, Gëzimja.

Këngëtarja ka sjell në vëmendje një moment të bukur të para një viti, ku shihet pranë të resë së saj.

BIOGRAFIA E REMZIE OSMANIT

Remzie Osmani ose Remzije Osmani (lindur më 1971 në Mushtishti (Therandë) në Jugosllavi (tani në Kosovë), është një këngëtare e këngës folklorike të Kosovës. Ajo është njëra nga interpretueset më të famshme të muzikës popullore shqiptare.

Remzie Osmani është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Vëllai i saj, Nexhat Osmani, është gjithashtu një këngëtar i suksesshëm i muzikës popullore, me të cilin ajo ka bashkëpunuar.[1]

Karriera
Paraqitja e saj e parë daton në vitin 1977 me këngën Lute lute nëna bijën. Talenti i saj u zbulua shumë në moshë të re nga mësuesi i saj i muzikës, Ibrahim dhe Mustafë Hamiti, dhe profesori i saj shqiptar, Ali Selmanaj. Në adoleshencë, ajo hyri në Shoqërinë Kulturore Artistike “Afërdita” në fshatin e saj të lindjes, dhe më vonë, në SHKA “Jehona” në Therandë. Paralelisht me këto klube, ajo ndërmori edhe disa turne në Kosovë dhe në Maqedoni në vitin 1978, si dhe Radio Jehona në (Kumanovë) në vitin 1983.

Lulekuqja e Kosovës ishte albumi i saj i parë në vitin 1984, në bashkëpunim me këngëtarin Qamili i Vogël. Dy vjet më vonë, me ndihmën e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) ka lansuar edhe albumin tjetër me titull Kur bie tupani i parë.

Në vitin 2000, Remzie Osmani ishte e pranishme së bashku me grupin e saj të folklorit në “Expo universale 2000” në Hanover. Ajo deri tani ka gjithsej dymbëdhjetë albume e ku albumi i fundit doli në vitin 2009 me titull Dikur.[2]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here