Home Uncategorized Video që po bën xhiron e rrjetit! I riu tmerrohet kur bie...

Video që po bën xhiron e rrjetit! I riu tmerrohet kur bie tërmeti me magnitudë 7 në Turqi

142
0

Këtë të premte banorët e Izmirit kanë përjetuar momente tragjike.

Ata janë goditur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter. Këto lëkundje kanë prishur të paktën 20 pallate, ndërsa për shifra viktimash nuk dihet ende, por pritet që numri i tyre të jetë i lartë.

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë miliona shikime.

Në momentet kur lëkundjet kanë filluar, një adoleshent po luante me lojëra kompjuterike në dhomën e tij. Kur djali i ri e pa që lëkundjet nuk po ndalonin ai filloi të bërtiste i frikësuar dhe doli nga dhoma.

Ky moment është filmuar nga kamera e kompjuterit e cila po bën dhe xhiron e rrjetit. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here