Home Uncategorized Andrra Destanit i vdes njeriu i shtrenjtë

Andrra Destanit i vdes njeriu i shtrenjtë

209
0

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, ka njoftuar me anë të një postimi në “Instastory”, se ka humbur një njeri mjaft tê shtrenjtë, gjyshen e saj.

Andrra ka publikuar një fotografi ku shfaqet teksa e puth plot dashuri gjyshen e saj.

Duke qenë se gjyshet janë figura mjaft të dashura për të gjithë, me siguri ky moment është mjaft i vështirë për bukuroshen.

Kujtojmë se flitet se Andrra është në pritje të ëmbël për herë të dytë, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga ajo vetë apo Sinani.

Ja kush është Andrra Destani, gruaja e Sinan Hoxhës (Foto)

Në fillim të vitit, në një ndertesë luksoze në Hamburg të Gjermanisë, u shkëmbyen unazat e fejesës të një dashurie, e cila kishte lindur më shumë se dy vjet më parë… në qytetin e dashurisë – Paris.

Këngëtari dhe Andrra ishin takuar rregullisht aty. Sinani nisej nga vendet ku mbante koncerte, ndërsa modelja vinte nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez. Gjithçka ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut deri në atë kohë kur portalet, gazetat dhe revistat u pushtuan nga lajmi se këngëtari i muzikës popullore, më në fund, kishte vendosur t’i jepte fund beqerisë.

Pak kohë më parë, edhe vetë Sinani kishte ngacmuar publikun me deklaratën e tij, ndryshe nga herët e tjera, kur ishte pyetur pse e mbante të fshehtë jetën e tij private:

“Unë nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve, por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë show dhe publicitet, por kam zgjedhur një rrugë tjetër, më të drejtpërdrejtë me publikun.”

Ndërsa për statusin, atë për të cilin pyesnin të gjithë dhe gjithmonë, Sinani tha: “Sa për familjen që e dua më shumë nga ç’mendon çdokush, mos kini merak se edhe ajo do të vijë shpejt, me kismet të Zotit, shprehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh.”

Kështu, pas këtyre deklaratave nuk kaloi shumë kohë dhe gjithçka u bë publike.

E lindur në Kumanovë (Maqedoni), Andrra dhe familja e saj kanë emigruar shumë herët në Gjermani për t’u vendosur në Hamburg – vendi që u bë shtëpia e dytë për Sinan Hoxhën.

Ceremonia e fejesës, aty ku Andrra mori edhe unazën e famshme me vlerë prej 5 mijë dollarësh, u zhvillua pikërisht në këtë qytet, por këtë herë çifti nuk shpëtoi dot nga vëmendja e publikut.

Fillimsht, u publikuan disa foto nga një agjenci kosovare dhe më pas, gjithçka mori dhenë në portale të ndryshme e rrjete sociale. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve për t’i ndjekur ata përgjatë gjithë këtyre muajve, deri në mbrëmjen e 27 gushtit kur ata të dy i thanë “Po, me gjithë zemër” njëri-tjetrit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here