Home Uncategorized Ylli i Arsenalit ia dha fanellën tifozit kosovar, ky i fundit po...

Ylli i Arsenalit ia dha fanellën tifozit kosovar, ky i fundit po pret ofertën më të lartë për ta shitur

129
0

Pas ndeshjes së djeshme mes Anglisë dhe Kosovës U-21, futbollisti i ri i angelzëve Bukayo Saka, zbiriti nga autobusi për t’i dhuruar një fansi kosovar fanëllën e tij, mirëpo ky i fundit si duket po pret të interesuar për t’ia blerë, shkruan Gazeta Metro.

Vërshim Kastrati, fansi kosovar i Arsenalit, ka publikuar në rrjtet sociale oferat për këtë fanellë për të cilën fillimisht tha se qe ëndërr për të, mirëpo pas oferatave deri në 600 euro Vërshimi ka ndërruar mendje.

Kastrati me anë të një shkrimi në Twitter ka treguar gjestin e madh të Sakas, i cili doli nga autobusi vetëm për t’ia dhënë atij fanellën.

“Një dhuratë e pa çmimi nga një person mahnitës dhe një lojtar shumë i talentuar Bukayo Saka. Kurrë nuk do ta harroj atë që bëre për mua vëlla, duke dalë nga autobusi, duke hequr bluzën dhe duke ma dhënë. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kastrati dhe menjëherë vërshuan ofertat për t’ia blerë fanellën që ia dha Saka.

Krasniqi kishte oferta nga 200 euro, të cilës i tha jo menjëherë, derisa kur dikush ofroi 600 euro çka e bëri të mendohet për t’ia shitur.

Kujtojmë, që Anglia e mundi Kosovën me rezultat të thellë prej 6-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here