Home Uncategorized Detajet e fundit se ku u gjet dyvjeçari nga Malisheva

Detajet e fundit se ku u gjet dyvjeçari nga Malisheva

176
0

Djaloshi nga Malisheva që kishte humbur pasditen e djeshme, sot është gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.Këtë e ka thënë për KALLXO.com, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“E kemi gjetur në parametrin afër shtëpisë, ka qenë i vetëm dhe është lajm i mirë që na gëzoi të gjithë”, tha ai.Berisha shtoi se për momentin fëmija është duke bërë kontroll mjekësor dhe se sipas tij, gjendja është e mirë, por ka disa gërvishtje të lehta.

“Për momentin jemi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, e kemi sjellur fëmijën. Është duke u bërë një kontroll mjekësorë këtu, në bazë të pamjes shihet se fëmija është mirë, ka pak gërvishtje të lehta.

Gjendja shihet që është e mirë por po presim një raport të mjekut për më shumë detaje”, shtoi ai.2-vjeçari nga fshati Terpezë kishte humbur nga pasditja e djeshme. Për kërkimin e tij ishin angazhuar Policia e Kosovës dhe FSK-ja e shumë qytetarë vullnetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here