Home Uncategorized Vjen parashikimi: Ky është presidenti i ri i Kosovës, ja pse Osmani...

Vjen parashikimi: Ky është presidenti i ri i Kosovës, ja pse Osmani po e kundërshton Haradinajn

188
0

Vjen parashikimi: Ky është presidenti i ri i Kosovës, ja pse Osmani po e kundërshton Haradinajn

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka dalur kundër kandidaturës së Ramush Haradinajt për president.

Sipas saj, koalicioni qeverisës sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë, është i deformuar dhe me vullnet të vjedhur.

“Koalicioni i tanishëm qeverisës, që është LDK, AAK, NISMA, po flitet që mund të jetë dhe PDK-ja ndërkohë, të gjitha këto parti, nuk do duhej të synonin të zgjedhnin Presidentin, sepse është një koalicion që nuk përfaqëson vullnetin qytetar . Pra, është një vullnet i vjedhur, i deformuar dhe rrjedhimisht nuk do duhej që ky vullnet i vjedhur i deformuar tani ta uzurpoj edhe karrigen e Presidentit sepse është vazhdimësi e një politike që në epiqendër ka mashtrimin. Rrjedhimisht, këdo që e qet kandidat një koalicion i tillë, që ka ardhur aty me vullnet të vjedhur, natyrisht që nuk përfaqëson asgjë, dhe vetëm është vazhdimësi e interesave të ngushta”, u shpreh Osmani.

E kjo, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, është dëshmi se Osmani mendon ta ushtroj vetë postin e presidentit.

ImageFaton Mehmeti
“Derisa Vjosa e kundërshton z.Haradinaj, mendon të ushtroj ajo këtë post, mbase edhe të shpërbëj kuvendin. Përveç kësaj Vjosa e kundërshton Ramushin, edhe për faktin se me ndihmën e AAK ra qeveria Kurti, si dhe u formua aho Hoti”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Më tej, Mehmeti shprehet i sigurte së Thaçi nuk do ta përfundojë mandatin.

“Këtë javë mund të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Thaçit, andaj edhe apetitet janë shtuar. Një gjë është e sigurtë: Thaçi nuk e përfundon mandatin”, thekson Mhemeti.

Për fund, ai ka treguar edhe emrat se kush mund të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

“Sipas mendimit tim presidenti do të jetë nga PDK, mendoj se Enver Hoxhaj ka gjasat me të mëdha, pa përjashtuar këtu edhe Vlora Çitakun. Por, Vlora më tepër shihet si pasuese e z.Veseli në krye të PDK-së, nëse i konfirmohet aktakuza. Pra, unë vë bast për Enver Hoxhajn”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here