Home Uncategorized Burdushi ia pa hairin pandemisë, drejtësia nuk e ndjek më, kjo është...

Burdushi ia pa hairin pandemisë, drejtësia nuk e ndjek më, kjo është arsyeja

152
0

Burdushi ia pa hairin pandemisë, drejtësia nuk e ndjek më, kjo është arsyeja

Nuk është prekur nga COVID-19. Raportin e mjekut për vetizolim, Hysri Peqani, i njohur si “Burdhushi”, e ka shfrytëzuar për ” t’i ikur drejtësisë”. Atij i është parashkruar aktakuza për mashtrim

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur pasi i akuzuari në datën e caktuar të seancës gjyqësore ka qenë në vetizolim.

Lexo Edhe:
Spitali Amerikan ofron testin serologjik me standarde ndërkombëtare
“Deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur me arsyetim se përk undër caktimit që të mbahet seanca gjyqësore në mënyrë të rreg ullt, e njëjta nuk është mbajtur pasi i akuzuari Hysri Peqani për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë në vetizolim 10 ditor në shtëpi”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

Gjykata Themelore në Prizren, në vitin 2018, pati dënuar me burg e gjobë Hysri Peçanin, i njohur si Burdushi.

Ai, u dënua me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit.

Një vit pas, Gjykata e Apelit, e pati kthyer në rig jykim rastin e tij.

Apeli e kishte marrë këtë vendim pasi kishte konst atuar se nuk është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm.

Këtë mara tonë, Burdushi e ka mbyllur për mrekulli, duke shfry tëzuar situatën e pandemisë COVID-19.

Ai, është vizituar te mjeku Gylxhan Hasani.

Mjeku Hasani, i cili është edhe Shef i Urgjencës në Prizren, për shkak të shenjave të sëmundjes, i ka rekomanduar Burdu shit që të vetizol ohet në shtëpi për 10 ditë.

“I kemi mbi 100 pacientë të cilët ju kemi rekomanduar që të vetizolohen për të përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore, se mos po shfaqin simptoma të Koronavirusit dhe pastaj të vazhdojmë me procedura të tjera mjekësore”, tregon Hasani.

Sipas tij, një rekomandim i tillë i është dhënë edhe pacientit Hysri Peqanit.

“Me Hysri Peqanin kemi vepruar si me çdo pacient tjetër “,tha Hasani.

Në mungesë të të akuzuarit në seancën e fundit, Gjykata e Prizrenit ndërkaq, ka parashkruar lëndën e Burdushit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, pati ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysri Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuante nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani u akuzua se ka kryer veprën penale të mashtr imit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here