Home Uncategorized Sulmohen policia edhe në Pejë, qytetarët i bëjnë për spital dy policë

Sulmohen policia edhe në Pejë, qytetarët i bëjnë për spital dy policë

192
0

Sulmohen policia edhe në Pejë, qytetarët i bëjnë për spital dy policë

Dy persona nën ndikimin e alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Pejë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, njofton policia.

Policët kanë pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë (zyrtarë policorë). Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se policët gjatë natës së mbrëmshme u sulmuan edhe në Ferizaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here