Home Uncategorized Ngjarje e rëndë në Shkodër, 24- vjeçari mbytet në liqen

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 24- vjeçari mbytet në liqen

219
0

Ai u mbyt në vendin e quajtur “Balshaj”.

I riu me inicialet B.D është futur për tu lare ne zonën e njohur si Balshaj, ne pjesën e Malësisë se Madhe së bashku me 3 shokët e tij.

24-vjeçari pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka mundur dot më të dalë nga aty.

Policia dhe polumbarët janë nisur drejt vendit te ngjarjes për te bërë te mundur nxjerrjen e trupit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

Policia dhe grupi hetimor janë duke kryer të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast.

Pasditen e sotme edhe nje 30 vjecar u gjet i mbytur ne Durres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here